Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të Shqipërisë, policia apel shoferëve

197
Sigal

Në zonat malore të qarkut të Korçës janë rikthyer reshjet e dëborës.

Në Dardhë trashësia e dëborës varion në 6 deri në 10 cm. Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar aksi turistik Korçë-Dardhë është lehtësisht i kalueshëm, por këshillohen drejtuesit e mjeteve të vogla të tregohen të kujdesshëm si dhe të jenë të pajisura me goma dimërore por edhe zinxhirë. Në këtë aks janë dy borëpastruese në gatishmëri.

Ndërsa në aksin turistik Korçë-Voskopojë reshjet kanë qenë të pakta, në këtë aks momentalisht është duke punuar vetëm një borëpastruese për kriposjen e rrugës.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Qafën e Qarit, në këtë zonë janë dy borëpastruese në gatishmëri.