Arben Duka: Heqja e dekoratave është mohimi i gjakut dhe i luftës

640
Nisma ligjore e propozuar nga kryeministri Edi Rama, për heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për anëtarët e Byrosë Politike, bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit dhe disa kategori funksionarësh që kanë shërbyer në sistemin komunist, nëse do të finalizohet me votë në parlament, parashikon verifikimin e dyfishtë të qindra zyrtarëve, njerëzve të zakonshëm dhe personave që nuk jetojnë më, të cilët kanë marrë dekorata dhe vlerësime si gjatë periudhës 1994-1991, ashtu edhe gjatë 27 viteve të pluralizmit. Arben Duka, autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike si dhe “Nderi i veteranëve të Luftës”, ka dhënë një prononcim për gazetën “Telegraf” për heqjen e dekoratave.

Çfarë mendimi keni ju, duhen hequr opo jo dekoratat ?
– Absolutisht nuk duhen hequr, sepse i përkasin tjetër kohe, tjetër kontributi, tjetër sistemi. Më përpara duhet të heqin të diversantëve të Nishanit pastaj të heqin këto të tjerat. Kjo është iniciativa e dytë sepse u hap njëherë si çështje dhe u mbyll prapë.
Si e shpjegoni ju nismën ligjore për heqjen e dekoratave të heronjve të popullit ?
Është ulërimë. Tashmë është futur në modë antikomunizmi dhe hajde ti biem. Bashkëpunëtorë të fashizmit, ballistë, zogistë, nga këta që hedhin veten në erë janë të modës. Këta nuk kanë moral të heqin dekoratat e të tjerëve, skanë të drejtë sepse skanë bërë asgjë në krahasim me ta.

Gjithashtu po kërkohet hiqja e vlerësimeve dhe memorialet për dëshmorët e kombit, cili është mendimi juaj?
Tani Edi Rama po nxjerr kokën që është antikomunisti më i çmendur i Shqipërisë, PD si bëri këto veprime, sepse kishin frikë nga ndonjë reaksion që mund të ndodhte, por tani që i mori votat ai e ka fjetur mendjen duke mos pasur ambicie për më shumë se 4 vjet të tjera në pushtet dhe do mohojë Luftën, gjakun. Kjo është xhelozi për figurën e Enverit që nuk ia hodhën dot vitet poshtë dhe bëjnë këto veprime ordinevere për t’i ulur vlerën.

A mendon se Komiteti i Veteranëve të Luftës dhe Akademia e Shkencave duhet të veprojë për të mos e lënë këtë çështje në dorë të militantëve dhe njerëzve apasionantë?
Nuk kanë shumë në dorë, ja u bë një deklaratë po më tepër?… Nuk kanë fuqi mbi qeverinë Komiteti i Veteranëve, vetëm në fushatë zgjedhore mund të bënin thirrje. Këta janë kundra frymës së Evropës, sepse brenda ligjit partitë komuniste ekzistojnë.
Sigal