“Që kur është bërë ura, përmbytemi”, fermerët protestojnë në Fier: Qeveria të hetojë shkakun

452
Banorë të disa fshatrave në njësinë administrative Frakull në Fier, kanë protestuar paraditen e sotme për dëmet e përmbytjeve. Sipas fermerëve, shkak për përmbytjen e tokave të tyre është bërë ngushtimi i pjesës së urës në autostradën Levan-Vlorë, gjë që sipas tyre bën që Vjosa të dalë nga shtrati.
Teksa protestojnë në Kafaraj, fermerët kërkojnë që të nisë një hetim për këtë çështje, ndërsa në të kundër kërcënojnë se do të përshkallëzojnë protestën në 1 mars.
“Që kur është bërë autostrada, përmbytemi. Faji është i qeverisë. Përmbyten toka të mbjella dhe një pjesë e mirë e serave. Ka dëme të mëdha në të mbjella dhe dru frutorë. Të ngrihet një komision nga qeveria për të parë situatën. Kërkojmë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara”, shprehen fermerët.
Teksa kanë hedhur në rrugë luleshtrydhe të dëmtuara në shenjë proteste, ata thonë se nga 1 marsi do të bllokojnë autostradën nëse nuk hetohet rasti.