Presidenti Meta: Produkte “Made in Albania”, por duhet konsesus mbarëkombëtar politik

622
Produktet “Made in Albania” përmes një marketingu të zgjuar mund të “internacionalizohen” si marka në tregun rajonal dhe më gjerë. Kështu është shprehur presidenti Ilir Meta në eventin “Gjergj Kastriot Skënderbeu në ekonominë shqiptare”.
Për kreun e shtetit në planin ekonomik, negociatat me BE-në do të jenë sfiduese, “sepse do të shërbejnë si një test disipline tregu dhe konkurrence për biznesin dhe produktet shqiptare”.
“Dimensioni historik i Gjergj Kastriot Skënderbeut, rol kyç në identitetit dhe vlerave evropiane. Shqipëria në prag të stacionit te radhës në rrugëtimin e saj të mundimshëm drejt Bashkimit Evropian. Në planin ekonomik, negociatat me BE-në do të jenë sfiduese sepse do të shërbejnë si një test disipline tregu dhe konkurrence për biznesin dhe produktet shqiptare. Ne duhet të fokusohemi në avantazhet tona krahasuese për nxitjen e prodhimit vendas dhe eksportit të produkteve “Made In Albania”, përmes një marketingu të zgjuar dhe efikas mund të “internacionalizohen” si marka në tregun rajonal dhe botëror.
Por për kreun e shtetit për të përmbushur këtë ambicie duhet konsesus mbarëkombëtar, politik në përzgjedhjen e modelit të duhur të zhvillimit ekonomik .
“Identitetet kombëtare si simbolikë ekonomike mund të bashkëjetojnë në realitetin e tregut global. Fuqia e globalizimit po krijon “perandoritë ekonomike” përmes ideve inovatore të biznesit të inspiruar nga “heronjtë modernë” të tregut global”, tha Meta.
Sigal