Historia e trishtë e Evës, të miturës shqiptare që shkon në shkollë pa libra

606
Kjo është Eva. Ajo mëson ne shkollën 9-vjeçare ne Lekaj, njësi administrative e Rrogozhinës.
Qe prej 11 shtatorit, ditën qe nisi viti i ri arsimor, ajo shkon ne shkolle, por ndryshe nga shokët dhe shoqet e klasës, pa çante dhe pa libra. Vështirësitë ekonomike kane bere qe prindërit e saj te mos te kenë mundësi t’ia blejnë. 
Nena e saj qëndron me fëmijën më të vogël në shtëpi, ndërsa i ati dikur emigrant në Greqi, është rikthyer dhe kërkon punë ditore
E njëjta situate është edhe per motrën me te vogël te Eves, Amanden. Ajo është ne klase te peste. Edhe pse pa libra, ajo vjen e përgatitur ne mësim. Ajo na tregon se deri tani lendet mësimore i ka mësuar ne klase, duke ua marre librat shokëve dhe shoqeve te klasës.
Drejtoresha e shkollës, Kike Qerosi, na tregon se jane me shume se 30 fëmijë, te cilët prej vështirësive ekonomike, nuk kane marre akoma librat. Familja Lloga ka edhe nje djalë ne klasën e dyte, i cili i ka marre librat falas, duke përfituar nga urdhri i Ministrisë se Arsimit, i cili thotë se nëse nje familje ka 3 fëmijë ne shkolle ne arsimin parauniversitar, i treti i merr falas.
Sigal