Provimi i Matematikës/ QSHA publikon vendimin për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë

277
Sigal

Pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Arsimit, cili u bë i ditur nga ministrja Evis Kushi, sot, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare këtë vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore.

Megjithatë, shifrat konkrete të pikëzimit për notat ende nuk janë publikuar.

Maturantët zhvilluan këtë të Martë provimin e fundit të maturës, atë të lëndës me zgjedhje.

Në ditët në vijim, priten edhe përgjigjet e provimeve që kanë zhvilluar maturantët.