Vjedhja në BSH, Fullani 2 orë përballë hetuesve: Jam pa faj!

507
Sigal

TIRANE – Jam i pafajshëm! Këtë përgjigje dha për herë të para para hetuesve ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ndërsa qëndroi përreth 2 orë përballë Prokurorit Ramadan Troci që e akuzon për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i BSH.

Fullani u paraqit për herë të dytë në Prokurori mëngjesin e kësaj të Premteje, por është hera e parë që ai jep përgjigje përballë 5 shkeljeve konkrete të evidentuara nga Prokuroria që e vënë atë nën akuzë për shpërdorimin e detyrës në krye të institucionit më të lartë financiar në vend.

I shoqëruar nga dy avokatët e tij, maks haxhia dhe Ardian Visha, Fullani i është përgjigjur mbi 60 pyetjeve që prokurori Troci kish adresuar ndaj tij.