Ulet numri i fataliteteve në Itali, ja sa ndërruan jetë 24 orët e fundit

342
Sigal

Numri i viktimave në Itali është në rënie dhe ky për ekspertët italianë të shëndetësisë vlerësohet si një sinjal shumë pozitiv.

Në Itali janë regjistruar 420 viktima në 24 orët e fundit dhe 3021 raste më shumë se një ditë më parë. Dje ishin 464 viktima. Numri total i viktimave ka arritur 25,969.

Numri aktual i personave të infektuar me koronavirus është 106,527, (321 më pak se dje), ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë është 192,994.

Numri i të shëruarve është rritur me 2922 persona më shumë se një ditë më parë e numri i përgjithshëm i tyre është 60,498.

Në repartet e terapisë intensive janë regjistruar 94 pacientë më pak  dhe numri i tyre ka zbritur në 2173.