Raporti me Ramën/ Meta: Çfarë ndryshoi nga mitingu i 2 marsit te dekreti i Kodit Penal

459
Sigal

Presidenti Meta këmbëngul se tek ai nuk ka ndryshuar asgjë nga mitingu i 2 marsit kundër qeverisë tek aprovimi i ndryshimeve në Kodin Penal.

Sipas kreut të shtetit, ajo që ka ndryshuar është situata.

“Çdo keqkuptim që bëhet midis qëndrimeve të Presidentit me manifestimin e 2 marsit dhe me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal është spekulative, për të treguar sikur këtu ka një inkoherencë, ndërkohë që është krejt e kundërta.

Duhet të kuptojmë që janë dy situata të ndryshme. Koherenca ime në mbrojtjen e Kushtetutën ka qenë dhe do të jetë e përhershme. Sa u përket ndryshimeve në Kodin Penal, dua t’ju sqaroj se ka pasur një boshllëk dhe për këtë arsye një grup i deputetëve të mazhorancës ndërmori një nismë të papritur që krijoi shqetësim. Pas këtyre shqetësimeve mazhoranca kërkoi bashkëpunim në këtë rast.

Duhet të kuptojmë që Presidenti kishte dy zgjidhje: që të mos bashkëpunonte paraprakisht dhe kur Kuvendi t’i bënte fakt të kryer këto ndryshime, Presidenti t’i kthente dhe mazhoranca t’i kalonte sërish. Por nuk mendoj se në rrethanat aktuale ky do ishte një vendim i drejtë nga ana ime në raport me interesin e përgjithshëm publik” – tha Meta ne nje interviste per Nova Media.