Paloka ironizon Ramën: ‘Gjermanët më rekomanduan të mos bëj teste tek asimptomatikët dhe unë i tërhoqa’

360
Sigal

Nëpërmjet një postimi në facebook, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar sërish kryeministrin Rama me fjalët që po ky vetë u tërhoq nga gjyqi me gazetën ‘Bild’

‘Ndërkohë nga bunkeri, Rama: “U njoha me ekspertët gjermanë të Merkelit, hëngrëm dhe një drekë. E kaluam aq bukur…

Ata më rekomanduan të mos bëj teste tek asimptomatikët dhe unë i tërhoqa. Njerezore…”, shkruan Paloka.

Postimi i plotë:

‘Në Gjermani bëhen për qytetarët gjermanë 500 mijë teste në javë për corona virusin. Gjermania ka ngritur dhe pika ambulante nëpër rrugë që ju a merr tamponin gjithë atyre që udhëtojnë me makina. Kjo është strategjia që ndjek vendi më i suksesshëm në Evropë.

Ndërkohë nga bunkeri, Rama: “U njoha me ekspertët gjermanë të Merkelit, hëngrëm dhe një drekë. E kaluam aq bukur…

Ata më rekomanduan të mos bëj teste tek asimptomatikët dhe unë i tërhoqa. Njerëzore…”