Ndryshimet në Kodin Penal/ Kryemadhi: Çdo ligj që del nga ai Parlament është i paligjshëm

351
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se falja e gjobave nga ana e qeverisë ishte një show, pasi të gjitha penalitetet ndaj qytetarëve janë vendosur në mënyrë të paligjshme.

“Ne i kemi mbyllur shqiptarët më 9 mars dhe vendimet e aktet normative i kemi marrë më 24 mars. Në këtë kohë janë gjobitur shqiptarët sipas qejfit dhe tani del kryeministri se do fal gjobat. Ato ishin të paligjshme dhe del e bën show në facebook. Vetëm në Tik-Tok ka ngelë pa dalë”, tha Kryemadhi.

Duke folur për ndryshimet në Kodin Penal të miratuara së fundi nga Kuvendi, Kryemadhi tha se ky parlament është i paligjshëm.

“Në Kushtetutën tonë, në kodin tonë nuk kemi asnjë nen nëse do të përfshiheshim në pandemi. Kjo është një klauzolë apo tërheqje vëmendje për të mos u marrë me probleme më të mëdha. Se ajo thotë po erdhe të më fusësh në gjak me shiringë…Kjo është edhe për shumë raste të tjera, që i rrëmben tjetrit ditët e jetës. E njëjta gjë edhe kur infekton. Nuk më shqetësojnë, nuk i kam lexuar dhe nuk do i lexoj. Të mos gjejmë kot justifikime dhe të harxhojmë kot energji duke nxjerrë dufin dhe mllefin. Pavarësisht se mund të ketë vendosur dhe presidenti për miratimin e tyre, kjo nuk më ndryshon mua mendimin se çdo ligj që del nga ai parlament është i pavlefshëm”, tha Kryemadhi.