Protestojnë nxënësit e ‘Shkollës së Kuqe’: S’duam italishten gjuhë të huaj

429
Nxënësit e klasave të treta në “Shkollën e Kuqe” në Tiranë e kanë nisur ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre ditën e parë të shkollës. Së bashku me prindërit, 31 fëmijët protestuan kundër një vendimi të papritur të shkollës për t’i vënë nxënësve italishte si gjuhë të huaj.
Ky vendim është marrë pasditen e së dielës (një ditë para nisjes së shkollës), ndërkohë që prindërit shprehen se së bashku me Bordin gjatë verës ishte vendosur se gjuha e huaj që do të mësonin fëmijët e tyre ishte anglishtja. 31 nxënësit kanë lënë çantat he lulet, që ashtu siç është kthyer në traditë tashmë i jepen mësuesit në nisje të vitit shkollor, dhe kanë zgjedhur të ngrënë zërin ndaj këtij shqetësimi.
Sigal