Një automjet është djegur në orët e para të së enjtes në rrugën Delvinë – Kardhiq.
Kanë shkuar në vend sherbimi zjarrfikës dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohë në vend kanë shkuar edhe sherbimet e policisë së Delvinës ku sipas tyre zjarri dyshohet të ketë ardhur nga ndonjë difekt teknik në mjet. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale.




















