Përmbytet Durrësi, vështirësohet kalimi i automjeteve

430
Sigal

Reshjet e shiut gjatë ditës së djeshme dhe të sotme kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në qytetin e Durrësit, duke vështirësuar dhe kalimin e automjeteve apo kalimtarëve.

Të përmbytura janë disa nga rrugët kryesore, si rruga “Aleksandër Goga”, nga Spitali tek Muzeu i Dëshmorëve, lagjja numër 5, zona tek stadiumi dhe rrethrrotullimi i stacionit të trenit.

Mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve e ka bërë situatën edhe më të vështirë.