Protesta e sotme / Një paralajmërim i zemërimit popullor që do shpërthejë si vullkan më 25 prill

213
Sigal

Protesta e sotme para ministrisë së brendshme dhe kryeministrisë organizuar nga të rinjtë me anë të rrjeteve sociale (pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia) ishte një shpërthim revolte dhe zemërimi popullor. Prej orës 16 deri në 19.45 të rinjtë, opozitar apo pa parti, edhe të majtë, bënë që regjimi të drithërohej. Në fillim ministria e brendshme, më pas kryeministria e sërish ministria e Sandër Lleshajt ishin objekt i përplasjes së valës së mllefit ndaj kryeministrit dhe ministrit.

Polici që qëlloi është arrestuar dhe do gjykohet nga drejtësia, por jeta e 25 vjeçarit Rasha nuk rikthehet. Familja e tij e përcolli për në jetën tjetër, para kohe, të vrarë pas shpine nga regjimi që drejton sot vendin.

Të rinjtë dolën sot për të shprehur zemërimin jo vetëm ndaj policit që vrau, por drejtuan zjarrin e tyre rinor kah qeveria e cila mbetet inspiruese e një arrogance dhe dhune të pashembullt policore ndaj qytetarëve. Djegia e bredhit te kryeminitria ishte akt shpërthimi dhe dëshire e tyre për të djegur qeverinë e cila po vjedh e poshtëron, edhe po vret, shqiptarët. Tentative e të rinjve për të hyrë në ministrinë e brendshme nuk ishte dëshirë për të parë xhamat apo koridoret e ministrisë, por mesazh se ministri duhet të largohet me dorëheqje.

Këtë të mërkurë në darkë rinia dha mesazhin se zjarri po ndizet, dhe se 25 prilli do jetë një vullkan popullor për ti larguar Rilindjen dhe bandën që drejton Shqipërinë.

Vetëm me një rrjet social, pa patur partitë e opozitës, rinia dogji mburojën dhe fasadën e qeverisë, duke dhënë mesazhin se ky është vetëm fillimi i fundit të oligarkisë dhe kryeministrit.