“Grindeshin shumë”! Djali rrëfen konfliktet e çiftit të vrarë në Divjakë: Babai nuk ishte i qetë, çfarë më kërkoi para krimit

360
Sigal

Të tjera detaje e dëshmi dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë në Divjakë, ku burri Hekuran Rrasa vrau bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rrasa, e më pas u vetëvra.

Djali i çiftit Rrasa, Leonard Rrasa, rrëfen  konfliktet mes dy prindërve.

Ai shprehet se ata kishin shumë konflikte dhe grindeshin shumë, por vetëm me fjalë. Sipas tij, babai nuk e kishte dhunuar më parë nënën, duke shtuar se kjo ka qenë arsyeja që gruaja nuk e kishte denoncuar atë, pasi nuk e kishte menduar se do të shkonte situata deri te vrasja.

Pjesë nga intervista:

Babai ishte i pakënaqur me punët e gruas?

Çfarë kërkonte ai te nëna ime. Ajo bënte vazhdimisht punë, punët e shtëpisë, të bujqësisë.

E mban mend ditën që mami iku nga shtëpia te gjyshi për të mos u kthyer?

Po, e mbaj mend. Mami iku nga shtëpia, më tha mua që nuk do të kthehej më.

Qëndroi një javë atje, e mora në telefon dhe i kërkova të kthehej, pasi i thashë se babai më ka premtuar që s’do ta ngacmonte e shante më. Mami nuk e ka denoncuar më parë, pasi nuk mendonte se do të shkonte puna deri në vrasje. Ata kanë pasur konflikte më parë, por babi nuk e ka rrahur.

Ata grindeshin me fjalë, por nuk e ka dhunuar nënën.

Çfarë biseduat me babanë para se të kthehej nëna?

Babai nuk ishte i qetë në ato momente, por më tha të shkoja të merrja paketë e të pinim kafe. Para se të ikte mami, ata patën grindje. Pastaj, e mora mamanë pas një jave dhe i thashë babait që nuk do ta prekte më.