Shkodër, ndalohen dy persona për mos kallëzim të krimit

449
Policia e Shkodrës ka ndaluar dy persona pasi kanë kryer veprën penale të “mos kallëzimit të krimit”. Blutë kanë ndaluar shtetasit Leonard Vukçaj, 37 vjeç, banues në Shkodër dhe Edison Uruçi, 22 vjeç banues në Shkodër. Ndalimi i tyre u bë pasi shtetasi Leonard Vukçaj, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbën e majtë, në Spitalin Rajonal Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Vasil Shato, në Shkodër, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 2 gëzhoja metalike, model 54. 1 predhë plumbi. Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe deklarimi fillestar i shtetasve Leonard Vukçaj dhe Edison Uruçi, rezulton se këta dy persona me qellim kanë kryer veprën penale të « Mos Kallëzimit të krimit ». Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale « Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet 278, 89 dhe 300 të Kodit Penal.
Sigal