Protestë për shpronësimet, banorët e Cërkovinës: “Ca të nënës, ca të njerkës, s’jemi paguar njësoj”

248

Banorët e fshatit Cërkovinë në Vlorë, që janë prekur nga ndërtimi i autostradës Levan-Vlorë, kanë protestuar ndaj vlerës së ulët të shpronësimit të ofruar nga shteti. Banorët thonë se vlera e shpronësimit nuk ka qenë e njëjtë në 30 familje në fshat, që u janë prekur tokat bujqësore nga ndërtimi i autostradës dhe kërcënojnë ta çojnë çështjen deri në Strasburg.

Banorët e Cërkovinës të prekur nga ndërtimi i autostradës Levan -Vlorë ngrenë pretendimin se nuk janë dëmshpërblyer me të njëjtin standard si bashkëfshatarët e tyre.

Ata thonë se disa prej tyre, nga 1.6 mln lekë dynimi që iu deklarua çmimi fillestar i dëmshpërblimit, morën 53 mijë lekë.

Banorët kërkojnë ndryshim të vlerës së dëmshpërblimit, në të kundërt kërcënojnë se do bllokojnë autostradën.

Banori: Në kohën që gjithë fermerët, 23 fermerë në krah të majtë siç jemi ne, janë vlerësuar dhe kanë marrë paratë 16 milion lekë të vjetra për dynym dhe 7 persona në krahun tjetër kanë marrë 530 mijë lekë dynymi.Kjo është e padrejtë.

Banori: Na ndihmoni, me mënyrat taja dhe forcat tuaja që të përballemi dhe ne me ligjin. Para ligjit jemi të barabartë, siç këkron shteti nga ne kërkojmë nga shteti, por deri më sot nuk kemi parë asgjë.

Banorët e fshatit Cërkovinë thonë se nëse çështja e dëmshpërblimit që daton prej vitit 2007, nuk do të gjejë zgjidhje në hallkat e gjyqësorit shqiptar, do të shkojnë deri në Strasburg.