Prokuroria greke heton si vrasje, vdekjen e shqiptarit në rajonin e policisë

434
Sigal

Prokuroria greke ka kthyer sërish në polici, këtë herë me dyshimet për vrasje, dosjen për vdekjen e 29-vjeçarit shqiptarë, Pëllumb Marnikollaj, ngjarje e ndodhur më 3 gusht të këtij viti në një rajon policie në Athinë.

Dyshimet janë ngritur për shkak të natyrës së shenjave që Marnikollaj kishte poshtë krahëve, ne sy dhe në disa vende të tjera, plagë të cilat nuk mund te shkaktohen nga renia prej lartesisë, gjë që ngre dyshime se trupi i viktimes mund te jetë dhunuar.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e Marnikolajt kandodhur si pasojë e rënies nga lartësia dhe plagëve të rënda në kokë dhe organe të brendshme dhe si fillim u dyshua se ai ishte vetëvrarë. 

Por në trupin e viktimës, ekspertja Kristina Cakona zbuloi dëmtime të tjera, që nuk kishin lidhje me rrëzimin. Ajo vërejti  shembje të veshkave dhe plagë në organet gjenitale të të riut shqiptar.

Kthimi i çështjes për hetim, këtë herë nën mbikëqyrjen e prokurorisë me dyshimet e vrasjes, duket se vërteton dyshimet e familjes së viktimës, të cilët  thonë se i riu është torturuar përpara se të hidhej në kushte të dyshimta dhe ende të pa sqaruara, nga kati i dytë i rajonit të policisë ku ishte ndaluar për t’u marrë në pyetje mbi një vjedhje.

Si të dyshuar për ngjarjen do të thërriten policët që ndodheshin në rajonin e policisë mesditën e datës 3 gusht.
Për nga mënyra e veprimit të policisë dhe sjelljes me të arrestuarin në institucionet greke të drejtësisë, rasti i Marnikollaj vlerësohet si identik me atë të Ilia Karelit.