Protestë në Delvinë kundër hapjes së gurores, banorët e fshatit Bajkaj përplasen fizikisht me përfaqësuesit e firmës

282
Sigal

Banorët e fshatit Bajkaj në Delvinë janë kundër hapjes së gurores. Ata kanë protestuar sot në fshat teksa ka pasur edhe një përplasje fizike me përfaqësuesit e firmës.

Për më tepër ata kanë nënshkruar edhe një peticion ku kanë kërkuar që gurorja mos hapet në fshatin e tyre.

Protesta është zhvilluar pikërisht në vendin ku planifikohet të hapet gurorja dhe banorët pretendojnë se ajo do të sjellë shkatërrim të natyrës dhe ndotje të mjedisit.