Presidenti Meta dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” aktorë, humoristë dhe shkrimtarë të qytetit të Fierit

230
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një ceremoni në Parkun Kombëtar “Apolonia”, ka vlerësuar disa nga personalitetet më të shquara të Fierit.

Ai ka dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh”, aktorë e parodistë dhe humoristë të njohur. Gjithashtu, Meta ka dekoruar me këtë titull edhe shkrimtarin Petraq Kote, veprat e të cilit janë botuar edhe në gjuhë të huaja.

Të nderuar artisë, personalitete të shquar të artit dhe skenës. Është kënaqësi që ndodhem këtu. Ky është qyteti që ka nxjerrë ndër vite figura të rëndësishme. Në vitet ’80 i madh dhe i vogël mësoi këngën Të martojmë Malon. Jam i kënaqur të dekoroj me titullin “Mjeshtri i Madh”, për Aqile Lipe dhe Todi Llupi, vjen nga profesionalizimi i tyre. Personazhet e shumtë të interpretuar prej tyre, mbeten ende në memorjen e njerëzve. Qyteti i Fierit shquhet edhe në publicistikë dhe letërsi për Petraq Kote. Veprat e tij janë shkruar edhe në gjuhë të huaja”, u shpreh Presidenti Meta.