Protesta/ Punonjësit e Transportit: Ne kemi marrë më pak seç merr një i burgosur, nuk mjafton as për të paguar ujin dhe dritat

378
Sigal

Punonjësit e Transportit Publik kanë duke protestuar ditën e sotme për marrjen e pagës së dytë të luftës nga ana e qeverisë. Shoferët dhe faturinot kërkojnë që të rifillojnë punën dhe gjithashtu ata kërkojnë që të marrin pagën e dytë të luftës. Ata theksojnë se situata ekonomike në familjet e tyre është tepër e vështire pasi kanë 5 muaj që nuk munden të dalin të punojnë dhe gjatë kësaj kohe kanë përfituar vetëm pagën e parë të luftës prej 400 mijë lekësh.

‘Ne edhe po të fillojmë punën tani na duhet të presim një muaj për të marrë pagën, këto 5 muaj ne kemi marrë vetëm 400 mijë lekë dhe nuk mundemi më. Paga e parë e luftës nuk mjafton as për të paguar ujin dhe dritat madje i bie dhe më pak seç merr një i burgosur”, tha një protestues për gazetaren e faxneës.

“Përveç se të na japin pagën e dytë të luftës, të fillojmë punë dhe kompania të na bëjë tamponin çdo ditë”, u shpreh një tjetër protestues.