Kim Mehmeti: Me ardhjen e Ramës, Tirana qëndra që krijon grindje dhe përçarja brenda shqiptarëve

72

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti gjatë një emisioni televiziv u ndal te Tirana, të cilën e quajti një kryeqendër që në vend të bashkonte shqiptarët, është shndërruar në qendrën që shkakton përçarje mes shqiptarëve. “Nuk e di pse por sa herë vizitoj Tiranën e ndjej atë shqetësimin kur vizitoja kryeqytetin e mëmëdheut në vitin 91. Aq sa janë ngatërruar telat nëpër shtylla, aq është e ngatërruar jeta edhe në këtë qytet. Tirana duhej të ishte Piemonti, tempulli i kulturës, dijes, i pajtueshmërisë sonë. Dmth, Tirana duhej të ishte ajo shtylla ku të gjithë ne shqiptarët do të arrinim pajtueshmërinë tonë. Do shihnim se si më lehtë do të shkonim përpara.  Tirana u bë si askund tjetër, si qëndra që krijon grindje dhe përçarja brenda shqiptarëve. Dhe si e tillë, Tirana është bërë tashmë kryeqendra jonë, që do mbetet e tillë përgjithmonë, dhe si e tillë gjithnjë e më shumë e kemi frikë, në vend që ajo të jetë qendra që do të na bënte që edhe ne të ndjehemi më mirë. Ajo është shndërruar në puntori që krijon vetëm zhurmë politike, vetëm ndarje politike, e cila më pas derdhet edhe në botën mbarëshqiptare”, tha Mehmeti. Publicisti shtoi se, me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, Tirana u bë më e afërt për joshqiptarët se sa për shqiptarët.  “Kam përshtypjen se me ardhjen e Rilindjes së Piktorit, Tirana u bë më e afërt për fqinjtë tanë, për jo shqiptarët se sa për ne shqiptarët. Kur e shihni lehtësinë, kënaqësinë me të cilën kryeministri i mëmëdheut tonë komunikon me të tjerët, jo se unë kam ndonjë gjë kundër këtij komunikimi, nëse kryeministri i Shqipërisë do të ishte një piktor i rëndomtë, asnjëherë nuk do t’ja zija për të madhe nëse do të ndjehej më mirë në Beograd se sa në Prishtinë. Të jesh kryeministër i Shqipërisë nuk është njëjtë. Nuk mund të sillesh njësoj. Nuk mund të jesh më i kënaqur kur takon presidentin e Serbisë se sa kur kujtohesh me kreun e Vetëvendosjes. Tirana gjithnjë e më pak është politikisht shqiptare”, u shpreh analisti.