Protesta për Klodianin / Në Elbasan qytetarët ndezin qirinj

215
Sigal

Përveçse në Tiranë, protesta po zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit. Edhe në Elbasan dhjetra persona janë bërë bashkë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës nga ana e  një polici.

Me thirrjet “poshtë diktatura”, “Rama ik” protestuesit kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodianit. Ata më pas kanë ndezur qirinj në shenjë solidariteti.