Mot i kthjellët, por nuk mungon bora në male, si do të jenë temperaturat për sot

81
Sigal

Shqipëria sot do të dominohet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosferike. Thuajse e gjithë dita do të jetë nën dominimin e kthjellimeve. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit dhe në ultësirën perëndimore.

Nuk mungojnë edhe kalime të pakta të vranësirave. Vranësirat do të theksohen në pjesën e dytë të ditës, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore, duke krijuar dhe mundësi për momente të shkurtra me reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.