Prokurori në Sarandë “zhduk” fenomenin natyror. Zbuloni çfarë ndodhi më 10 shtator 2015

747
Sigal

 

Në 10 shtator 2015 në Sarandë u regjistrua një fenomen i rrallë natyror, me një erë me shpejtësi 140-150 km/orë.

Nga moti i keq, në Portin e mallrave të Limjonit, ra vinçi i madh, që dëmtoi dy peshkarexha.

Prokuroria e Sarandës nisi hetimet dhe prokurori i çështjes, Sali Hasa, pushoi çështjen me motivin e pasojave të motit. Por çështja u rihap dhe i njëjti prokuror, Sali Hasa, “zhduk” fenomenin natyror dhe e drejton akuzën mbi manovratorin e vinçit, Elez Mejdani.

Nga ana tjetër, nga Porti konfirmohet, se Elezi nuk ka qenë në punë atë ditë.

Çështja e aksidentit në portin e Limionit u rihap edhe një herë nga Prokuroria e Sarandës dhe pikërisht edhe në fazën e dytë po hetohet nga prokurori Sali Hasa.  Ky prokuror, ka dy versione në lidhje me të njëjtën ngjarje. Në fillim kur palët kanë qenë porti i Sarandës dhe 2 peshkarexhat e aksidentuara, prokurori doli me vendimin e pushimit, pasi shkaktar kryesor i rrëzimit të vinçit ishte moti i keq i asaj kohe. Por kësaj radhe ky prokuror mendon ndryshe, ka zhdukur fare fenomenin natyror, i cili ka sjellë rrëzimin e vinçit dhe është marrë me sistemin e frenimit të vinçit. Gjithashtu ky prokuror nuk ka marrë parasysh që zoti Elez Mejdani, nuk ka qenë në punë pikërisht në datën 10 Shtator të vitit 2015, kur ka ndodhur ngjarja. Dhe nuk ka marrë parasysh të gjithë dëshmitarët që janë vënë në dispozicion nga porti i Sarandës për të zbardhur këtë çështje”, thotë gazetari i “Stop”.

 

Elez Mejdani: Po ky prokuror, tani që kjo akuzë ngrihet ndaj meje, si drejtues i mjetit në të cilin nuk kam qenë prezent dy ditë rresht në atë port. Më akuzon mua që duhet të vete 3 vite në burg dhe të paguaj një faturë financiare prej 500 milionë lekësh.

Informacioni që zoti Mejdani nuk ka qenë në portin e Limjonit, konfirmohet edhe nga vetë porti.

Elez Mejdani: Unë nuk arrij ta kuptoj shkatërrimin e pronës nga pakujdesia kur unë nuk kam qenë 48 orë në atë objekt. Portet tona janë të certifikuara dhe ruhen me dy lloj sistemesh sigurie, edhe nga Policia e Shtetit edhe nga Siguria Portuale. Kjo akuzë absurde e shkatërrimit nga pakujdesia kur unë nuk kam qenë fare 48 orë, unë nuk arrij ta kuptoj.

Gazetari i “Stop” mori mendimin e një specialisti dhe ish- drejtor i Portit Sarandë, Pëllumb Halimi, i cili shpjegon se sistemi i elektrovinçit ka funksionuar.

Halimi thotë se vinçi ka një moshë shumë të madhe, i vitit 1957 në mos më i vjetër. “E ka të bazuar sistemin e frenimit të ecjes në dy rrota, ose dy rrotat e parme, ose të pasme. Unë me këtë pamje që shikoj, gjykoj që ky mekanizëm është vënë në punë.

Gazetari i “Stop” iu drejtua kapitanerisë së Portit të Sarandës për të pyetur rreth ngjarjes së 10 Shtatorit të vitit 2015, pasi në regjistrat që mban kapiteneria, për rreth dy orë, fenomeni i jashtëzakonshëm natyror është fshehur. Madje edhe aksidenti që ka ndodhur me anijen Europa 2.

Gazetari – Të pasqyrohej, p.sh, që anija “Europa 2” pati këto avari.

Shefi i Kapitenerisë, Ismail Duka – Po ku e dimë ne, që pati ato avari?

Gazetari – Po për këto të tjerat, ku i dinit?

Shefi i Kapitenerisë, Ismail Duka – Ndaj të them unë! Unë kam qenë në Vlorë atë ditë. Duhet të marrin inspektorin, që ka këtë…,e kupton?

Gazetari – Këtu nuk është pasqyruar, po themi, për dy orë anija “Europa 2” gjithë problemet, që ka pasur. Pse nuk janë pasqyruar?

Inspektori i Kapitenerisë, Bastri Baci – Anijes së huaj, që i ranë kontenierët.., jo jo doli në spirancë dhe i ranë kontenierët. Doli, u shkëput nga porti dhe i ranë nga era e fuqishme, kurse vinçi ishte i portit.

Gazetari – Kur doli në spirancë, duhej të pasqyrohej, po them e keni si detyrim, jua cakton detyra, që…

Inspektori i Kapitenerisë, Bastri Baci – Po, po, e kam pasqyruar unë…,që doli në spirancë.

Gazetari – Ku është? Nuk është pra? Ku është?

Inspektori i Kapitenerisë, Bastri Baci – Nuk shkruaj gjë, kur nuk kam asnjë veprimtari.

Gazetari – Po ke veprimtari, se doli anija…

Inspektori i Kapitenerisë, Bastri Baci – Nga kush?

Prokurori Sali Hasa – Kush është fshehur?

Gazetari – Anija 42 mijë tonëshe.

Prokurori Sali Hasa- Ku?

Gazetari- Në kapiteneri. Ndërkohë është zhdukur anija 42 mijë tonëshe “Europa”, për të fshehur fenomenin natyror.

Prokurori Sali Hasa – Jo, është vend tjetër ai…

Gazetari – Jo d.m.th, për të fshehur fenomenin natyror?

Prokurori Sali Hasa – Jo, jo!

Gazetari – Si jo…?

Prokurori Sali Hasa- Njatjeta!

Gazetari- Genci Angjellari, Tv Klan, Emisioni Stop! Në lidhje me çështjen e portit të z. Mejdani. Kohë më përpara, ju keni kërkuar pushimin e çështjes si shkak të fatkeqësisë natyrore.

Prokurori Sali Hasa – Është prishur vendimi me vendim gjyqësor, është kthyer prapë dhe është vazhduar hetimi.

Gazetari – Pse akuzohet z. Mejdani? Ai s’ka qenë në punë atë ditë?

Prokurori Sali Hasa – Kush tha?

Gazetari – Ne e kemi të verifikuar nga porti…

Prokurori Sali Hasa – Na i sillni!

Gazetari- S’i keni në dosje ju? Në radhë të parë, ai është manovrator, që nuk ka të bëjë fare me frenat. N.q.s, ju merrni të gjithë procedurën, se çfarë bën manovratori dhe çfarë ju takon punonjësve të tjerë të portit të sigurimit dhe të ëëë…

Prokurori Sali Hasa – S’më duhet fare mua ajo…

Gazetari – Po të duhet, sepse…

Prokurori Sali Hasa- Sepse ai zotëria këtë ngre, që nuk jam unë përgjegjës, por është porti. Po jo, mo zotëri!

Gazetari- Po sepse ai nuk ka qenë…

Prokurori Sali Hasa – Është si puna e mjetit…

Gazetari – Jo, jo, jo!

Prokurori Sali Hasa – Mjeti është në pronësi të TV Klan, për të përdorur e përdorni ju.

Gazetari – Po!

Prokurori Sali Hasa – Shkaktove aksidentin ti, do përgjigjet televizioni?

Gazetari – Për mikrofonin, jo për kamerën, sepse unë nuk di ta përdor kamerën.

Prokurori Sali Hasa – Po mirë pra, në rregull…

Gzaetari – Jo, sepse janë të ndara…,më kupton? Ai është manovrator.

Prokurori Sali Hasa – Pikërisht!

Gazetari – Ai është edhe manovrator edhe mirëmbajtës edhe përgjegjës për vinçin.

Gazetari – Jo, jo! Nuk është mirëmbajtës. Kërcet shumë si çështje, realisht kërcet.

Prokurori Sali Hasa- Mua s’mëëë.., s’ma ndjen asgjë.

Në çështjen penale, ku Zoti Elez Mejdani është bërë kokë turku nga Prokuroria e Sarandës është përfshirë edhe gjykata e Sarandës, ku Gjyqtarja Nevrie Duka ka zhdukur 15 kërkesa për pavlefshmëri të provave, që ka kërkuar Zoti Mejdani në këtë gjykatë.

Gazetari i “Stop”: Në vendimin që ka shpallur Zonja Duka, ne nuk lexojmë asnjë prej kërkesave që ka bërë Mejdani për pavlefshmëri të provave, pasi ky i fundit nuk ka qenë në punë atë ditë që ka ndodhur aksidenti. Madje, detyra e tij si manovrator i vinçit, nuk lidhet me frenat, për të cilat akuzohet drejtpërdrejtë nga Prokuroria e Sarandës dhe legalizohet nga Gjyqtarja Nevrie Duka. /tvklan.al