Rreth 740 nxënës e fëmijë do të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij #projekti.
Projekti me një vlerë prej 2.3 milion Euro, financohet nga Qeveritë e Danimarkës e Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet Fondit për Arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe zbatohet nga #UNDPAlbania në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe Bashkinë Durrës.
Bazuar në qasjet themelore të #RindërtojmëSëBashku dhe #RindërtojmëMëMirë, u zhvilluan konsultime publike për secilin objekt arsimor në fjalë, ku nxënësit, fëmijët, mësuesit, prindërit, anëtarët e komunitetit dhe përfaqësuesit e qeverisjes qendrore e vendore u njohën nga kompania e projektimit me variantet e ndryshme të objekteve arsimore, dhanë sugjerimet e tyre për nevojat që kanë, si dhe përzgjodhën variantin që përmbush më së miri kërkesat e tyre.
Këto ndërhyrje do të garantojnë mjedise më të sigurta dhe bashkohore për procesin mësimor.



















