Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka komentuar progres raportin të Komisionit Europian të vitit 2023 për Shqipërinë.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ajo tha se ky është progres raporti më i mirë që ka ardhur për vendin tonë deri më sot.
Sipas saj në këtë raport të gjithë janë hapa progresiv, duke shtuar se ky është një lajm shumë i mirë për shqiptarët.
“Progres raporti është më i miri që ne kemi marrë deri më sot. Është koha që t’i vlerësojmë lajmet e mira. Jo çdo gjë duhet politizuar e goditur. Ky progres është një angazhim dhe përpjekje e të gjithë shoqërisë shqiptare. Të kesh një raport-progres që në asnjë kapitujt nuk ka hapa pas. Është raporti i parë më pozitiv që kemi marrë deri më sot, që do të thotë se i kemi bërë detyrat e shtëpisë ose jemi në hapat e duhur”-tha Balluku.