Dyshohet se qëlloi me armë zjarri në takimin e PD-së në Laç, arrestohet 53 vjeçari

112
Sigal

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale V. R., i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri në takimin e Partisë Demokratike në Laç.

V. R., 53 vjeç, dyshohet se pasi  qëlloi me armë zjarri në korridor u largua menjëherë nga ambientet e degës së PD-së. 53 vjeçari akuzohet për “Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Ngjarja ka ndodhur në zyrat e PD –së Kurbin, gjatë një takimi formal për zgjedhjet për kryetar në këtë qytet.

Konflikti fillimisht dyshohet se nisi mes nënkryetarit të PD Kastriot Marku dhe një anëtari të kësaj force politike. Konflikti ka nisur në lidhje me mosmarrëveshjet që kandidatët e primarëve kanë pasur me njëri tjetrin.