Presidentja e BERZH-it viziton Tiranën më 5 dhe 6 dhjetor

113
Sigal

Presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Odile Renaud-Basso do të vizitojë Shqipërinë në datat 5-6 dhjetor 2022 për të marrë pjesë në Samitin BE-BP në Tiranë.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Renaud-Basso në Shqipëri këtë vit. Ajo udhëtoi në vend për herë të parë si Presidente e BERZH në prill 2022.

Kjo është hera e parë që ngjarja e nivelit të lartë zhvillohet jashtë BE-së.

Në samit do të marrin pjesë presidentët e Këshillit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe BERZH-i dhe të tjera institucione financiare ndërkombëtare.

Ai do të fokusohet në mënyrën se si të trajtohet ndikimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, veçanërisht në sektorin e energjisë, zhvillimin e ekonomisë rajonale dhe mbështetjen e përafrimit të saj me BE-në.