Presidenti Meta : Vetëm me demokraci do të kemi nën kontroll situatën

57

Presidenti Meta në një prononcim televiziv ka theksuar papërgjegjshmëritë e qeverisë në menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia.

Fillimisht duke iu referuar gjendjes së parametrave makroekonomik si të ardhurat dhe borxhi publik për frymë, Presidenti duke iu referuar statistikave përkatëse solli në vëmendje se në vitin 2020 niveli i të ardhurave ka qenë në rënie ndërkohë që borxhi publik është rritur në një masë prej 17 % nga viti mëparshëm. Për shkak të vitit të pandemisë të ardhurat rënëse janë një fenomen i pritshëm. Por rritja e borxhit publik si edhe fakti se shpenzimet shëndetësore kanë qenë në nivele mjaft të ulëta (rreth 2,5%), është një problematikë ku shkaktari kryesor janë koncesionet dhe partneritetet publike private.

Presidenti Meta ka theksuar vazhdimisht rëndësinë parësore jetën e njeriut, për këtë arsye transparenca është mjaft e nevojshme për qytetarët duke iu referuar protokolleve të caktuara. Situata është duke u përkeqësuar por nuk është një mundësi për të treguar rivalitetete por për të reflektuar në mënyrë që ta përballojmë sa më lehtë, është shprehur

Demokracia mund të vendosë nën kontroll situatën por ajo nuk ekziston. Qeveria ka gjithcka nën kontroll. Kryeministri ka të gjithë pushtetin dhe mund të bëjë praktikisht cdo gjë. Por tendencat e qeverisë synojnë shpikjen e armiqve për të mbajtur demokracinë peng – u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta

Presidenti Meta më pas u bëri thirrje popullit shqiptar për zgjedhjet e 25 prillit dhe ofroi mbështetjen e tij për të garantuar demokracinë e cila po synohet të zhduket brutalisht nga sjellja e qeverisë në pushtet.