Presidenti Meta: Tubimi i 2 marsit tregoi që nuk jam vetëm dhe populli e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur

219
Sigal

Presidenti Ilir Meta tha ndër të tjera në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se nuk e ka ndjerë asnjëherë vetem vetëm në betejën që ka ndërrmarë. Meta tha se 2 marsi tregoi që ai nuk është vetëm dhe se populli e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur.

‘Unë gjithmonë kam folur kush është zgjidhja’

Të gjitha zgjidhjet burojnë nga shqitarët dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Edhe përpara 30 qershorit kam bërë përpjekje që të kemi zgjedhje gjithëpërfshirëve vendore.

Lexo edhe :  Sondazhi / Presidenti Meta mund Ramën në audiencë

Kjo ka qenë përpjekja ime kryesore dhe madjë kam thënë që meqë maxhoranca ka vënë në diskutim edhe legjitimitetin e Presidentit, kam thënë që si President të shkojmë në zgjedhje të parakoshme.

Që shqiptarët ti japin një zgjidhje legjitimitetit edhe të pushtetit vendor edhe për Presidentin. Nuk kam asnjë merak për t’u votuar nga shqiptarët.

Të gjithë duhet të kontribuojmë që ti japim fund kësaj mungese legjitimiteti.

Modeli im si President ka qenë shumë i qartë

Unë jam Presidenti i Republikës, që do bashkëpunoj me qeverinë që shkon në interes të popullit shqiptar, që është në harmoni me interesin kombëtar dhe publik.

Lexo edhe :  Presidenti Meta: Prokuroria e pushtuar nga maxhoranca, po liron bandat në prag të zgjedhjeve

Katër vjet pa gjykatë Kushtetuese, nuk do gjeni asnjë shkresë nga Parlamenti ndaj Presidenti për bashkëpunim. Apo nga një ambasadë për ti paraprirë një krize të mundshme.

Por do gjeni nga Presidenti i Republikës ndaj KED që janë sabotuar nga KED me qëllim që vendi të ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Që të ishim në një situatë që ata të zgjidhnin një person në krye të KED që të bënte ato që bëri. Të gjitha shqetësimet e Presidentit që kanë shkuar në KED u kanë shkuar edhe parlamentit edhe ambasadave.

Asnjëherë nuk e kam ndjerë veten vetëm. 2 marsi tregoi që nuk jam vetëm.

Edhe i vetëm të mbetesha në këtë betejë do bëja njësoj, sepse kjo është një betejë që nuk e bën tërësisht një President. Shoqëria ka fituar. Është shumë e qartë për atë që ka ndodhur. Shoqëria e ka kuptuar që vota e çdo qytetari është arma më e fortë në një vend demokratik. Në një vend ku qeveria kërkon që populli ta ketë frikë, është një qeveri tiranike.

Unë kam shumë besim të populli shqiptar, që ka ditur ti kalojë në mënyrën më të mirë situata edhe më të vështira.’