Presidenti Meta: Të gjithë së bashku duhet të krijojmë kulturën e parandalimit të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve

75
Në kuadër të nismës kombëtare kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve #NeJemi1, si dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, e pranova me shumë kënaqësi ftesën e CRCA për të marrë pjesë në Maratonën online të “Fjongos Blu”.
Nënvizova domosdoshmërinë e mobilizimit të të gjitha burimet shoqërore, por edhe shtetërore, për të ndërmarrë masa më energjike konkrete, për të parandaluar abuzimin e fëmijëve, përfshirë këtu abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e tyre.
Dhuna seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve është një shkelje tepër flagrante e të drejtave të njeriut, tërësisht e papranueshme.
Të gjithë së bashku duhet të krijojmë kulturën e parandalimit dhe mbi të gjitha atë të ndëshkimit maksimal të këtij fenomeni! 🇦🇱