E shpallën të vdekur në rrjetet sociale, reagon Gold AG: Jam gjallë!

300
Sigal

Reperi i njohur nga Kosova, Gold AG, së fundmi është përballur me diçka jo fort të këndshme.

Përmes rrjeteve sociale, dikush e shpalli të vdekur dhe me këtë rast nuk mungoi një reagim i tij.

Ai shpjegon se disa profile fallse kanë përhapur lajmin e vdekjes së tij, por që është shëndoshë e mirë.

“Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me llogari të rreme kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë.

Uroj të jeni mirë të gjithë, e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.