Presidenti Meta takon kreun e PD, Basha një ditë pas miratimit të ‘5 Qershorit’: I kërkova të mos bien pre e asnjë provokimi, puna në Këshillin Politik…

345
Sigal

Presidenti i vendit Ilir Meta ka takuar mesditën e sotme kreun e PD-së, Lulzim Basha, një ditë pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 Qershorit.

Në një reagim në rrjetet sociale, ku ka dhënë detaje nga biseda mes tyre, Meta thekson se i ka kërkuar Bashës “të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi”.

“Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes”, tha Meta.

Takimi në Presidencë mes Metës dhe Bashës vjen pak pasi kreu i shtetit priti ambasadorë të vendeve të BE-së mëngjesin e të premtes.

Reagimi i Presidentit Meta:

Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha.

E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.

Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.