Sigal

Guiseppe de Munno, stërnipi i rilindësit kombëtar Jeronim De Rada ndodhet këto ditë në Shqipëri, ku festoi edhe Ditën e Flamurit. Presidenti Meta u takua me Guiseppe de Munno dhe këtë e ka ndarë edhe në rrjetet sociale, ku presidenti Meta shkruan: Me Guiseppe de Munno, stërnipin e përfaqësuesit të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare, Jeronim de Rada. Edhe pse e flet pak gjuhën shqipe, dashuria e tij e madhe për Shqipërinë është frymëzuese.