Presidenti Meta: Profesor Petrit Radovicka është një nga kolosët e shkencës shqiptare dhe sistemit energjetik të Shqipërisë

403
Sigal

 

Profesor Petrit Radovicka është një nga kolosët e shkencës shqiptare dhe sistemit energjetik të Shqipërisë. Nën drejtimin e Tij janë ndërtuar të gjitha hidrocentralet e mesme dhe të mëdhenj të vendit.
Sistemi unik energjetik i vendit është i lidhur drejtpërdrejt me meritat dhe kontributet e tij. Akademik Petrit Radovicka ka hartuar parimet shkencore e projektuese për studimin e potencialit hidroenergjetik të Shqipërisë.
Me një mençuri largpamëse, Profesor Petrit Radovicka përcaktoi raportet më të frytshme të përdorimit të burimeve hidro dhe termoenergjetike, raporte që janë edhe sot të pandryshuara, me gjithë hyrjen e burimeve alternative në përdorim.
Veprat e ndërtuara nën drejtimin e tij janë vepra që jo vetëm iu kanë mbijetuar kohërave, por mbajnë edhe sot Shqipërinë me prodhim dhe të ardhura, në kushtet e shumëfishimit marramendës të nevojave të përdorimit të energjisë elektrike.
Është koha që shoqëria shqiptare dhe institucionet shtetërore në veçanti, të kthejnë vëmendjen ndaj shkencës dhe të dëgjojnë më shumë se kurrë, zërin e personaliteteve të shquara të saj, të profesorëve, akademikëve dhe intelektualëve, që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe progresin e vendit.
E ardhmja europiane e Shqipërisë do të jetë më e sigurtë nëse reformat që na afrojnë me Bashkimin Europian udhëhiqen nga akademikët, profesorët e intelektualët, dhe jo nga personazhet kalimtare të politikës