U vranë pranë parcelës me kanabis, vëllai i Vilson Çutajt përlot rrjetin: Na keni thyer zemrën vëlla, në këputët shpirtin

307
Sigal

Familja e Vilson Çutaj ka hapur dyert e mortit, pasi sot do të përcjellin të birin, Vilsonin për në banesën e fundit.

Në një status në rrjetet sociale, vëllai i Vilsonit, i cili la pas katër fëmijë, ka bërë një status prekës.

“Na keni këput shpirtin e na e keni thyer zemrën. Krishti të pastë në parrizë dhe ishAllah ke fëmijët me jetë e dritë,”- shkruan ndër të tjera Olsoni, teksa ka publikuar fotot e dy viktimave, Klementit dhe Vilsonit.

Sot në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe ka rënë zia. Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj do të përcillen sot për në banesën e fundit.

Dy të rinjtë u gjetën të vrarë pranë një parcele me kanabis, disa kilometra larg fshatit të tyre.