Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Elbasan/ Dërgohet me urgjencë në spital një person

132
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan. Mësohet se dy automjete janë përplasur në unazën kryesore të qytetit, në aksin që të çon në Librazhd.

Deri më tani është bërë me dije se në spital për ndihmë mjekësore është dërguar një person, pasi ka marrë lëndime si pasojë e përplasjes.

Sakaq, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve.