Presidenti Meta: Pata sot kënaqësinë të prisja në takim, Ambasadorin e ri të Japonisë

233
Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, pata sot kënaqësinë të prisja në takim, Ambasadorin e ri të Japonisë, Sh.T.Z. Takada Mitsuyuki, t’i uroja sukese për detyrën dhe ta siguroja për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të Tij.
Jam i bindur se eksperienca e gjerë e z.Mitsuyuki, do të shërbejë, që marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë të njohin zhvillime të reja, në fushat ekonomike e tregtare, sidomos në rritjen e shkëmbimeve në fushën e turizmit.
Mirënjohje Japonisë për mbështetjen dhe ndihmën e vyer teknike e financiare të dhënë ndër vite, veçanërisht në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar, si dhe për përballimin e pandemisë COVID-19.
Sigal