Presidenti Meta i uron shërim të shpejtë kryepeshkopit Anastas Janullatos: Krenar për harmoninë fetare

204
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka kryer kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Meta i uron atij shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në detyrë, ndërsa falënderon personelin shëndetësor që u kujdesën për ta.

Duke i shprehur urimet e mia më të mira e të përzemërta për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndaj kënaqësinë që pas ndërhyrjes angioplastike shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm.

I uroj Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme.

Një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor të cilët u kujdesën që çdo gjë të shkonte mirë.

Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik për mbarë botën”, shkruan Meta.

Anastas Janullatos pësoi një atak kardiak dhe u shtruan menjëherë në urgjencën e spitalin Hygeia ndërsa tashmë gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.