Blegtorë nga Gjirokastra, Fieri dhe Vlora protestë në Jorgucat: Qumështin e shesim më lirë se uji

209
Sigal

Këtë të enjte për mungesë të subvencioneve, blektorët e Gjirokastrës, Fierit dhe të Vlorës janë bërë bashkë në fshatin Jorguçat, bashkia Dropull.

Në fjalën e tyre për mediat blektorët shprehen se ato e shesin qumështin më lirë se uji, ndërkohë që është dyfishuar çmimi për ushqimin e bagëtive.

“Çmimi i qumështit që shesim është më i lirë se uji, ndërsa është dyfishuar çmimi i ushqimit për blegtorinë”, shprehen fermerët.

Ndërkohë në lidhje me këtë situatë ato kërkojnë takim me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për ta informuar nga afër në lidhje me situatën në të cilën ato ndodhen.

“Nëse nuk marrim subvencione do të përshkallëzojmë protestën, do të shesim tufat dhe do të ikim në emigracion”, kanë thënë ato.