Presidenti Meta në Kuvendin e Kosovës: Ju falenderoj nga zemra për mikpritjen e ngrohtë dhe mundësinë për të qenë sot këtu mes jush dhe sidomos për t’u rikthyer në Parlament pas 5 vitesh

121
Sigal

Meta: Kur vizitova Kosovën në dhjetor 2000, asokohe si Kryeministër, pata theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës kanë nevojë për partneritet, dhe jo për paternalizëm. Që nga ajo kohë, kanë ndodhur zhvillime shumë madhore.

Meta: Që nga pavarësia e Kosovës, ndërtimi i institucioneve demokratike të qëndrueshme, njohja ndërkombëtare nga shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të NATO-s dhe të Kombeve të Bashkuara, deri tek konfirmimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, anëtarësimi në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, e plot arritje të tjera.

Meta: Sot, do të ishte edhe më absurde të pretendohej për paternalizëm në marrëdhëniet tona, kur shteti i ri i Kosovës është shembull edhe për vendet e tjera të rajonit, përfshirë Shqipërinë.

Meta: Vazhdoj të besoj se marrëdhëniet tona vllazërore kanë nevojë për më shumë qëndrueshmëri dhe gjithpërfshirje, dhe jo për protagonizëm apo përvetësim.