Presidenti Meta: Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për partneritet dhe jo paternalizëm! Të krenohemi me pavarësinë por të jemi vigjilent nga rreziqet

125
Sigal

Presidenti Ilir Meta deklaroi nga parlamenti i Kosovës se Shqipëria dhe Kosova duhet të ndërtojnë marrëdhënie paterniteti dhe jo partneliteti.

Kreu i shteti theksoi se këtë frazë e ka përdorur kur vizitoi Kosovën si kryeministër në vitin 2000, por tashmë që kanë kaluar 20-vite ajo ka dhe më shumë vlerë, në një kohë kur Kosova është shembull i demokracisë në rajon, përfshirë dhe Shqipërinë.

“Ju falenderoj për mikpritjen e ngrohtë për të qenë këtu me ju sot dhe për tu rikthyer në parlament pas 5 vitesh. Kur vizitova Kosovën si kryeministër në vitin 2000 theksova se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë nevojë për partneritet dhe jo paternalizëm. Që nga ajo kohë kanë ndodhur ndryshyme të mëdha që nga shpallja e pavarësisë te njohja nga shumë vende të botës dhe organizatat ndërkomëbtare.

Sot do të ishte edhe më absurd të flitej për paternalizëm ku shteti i Kosovëës është shembull i demokracisë për vendet e rajonit përfshirë dhe Shqipërinë.

Ekam mbajtur gjithmonë derën e hapur me dëshirën që marrëdhëniet mes dy vendeve tona të jetë strategjike.

Kjo lidhje e pandashme Shqipëri Kosovë i ka fillesat tek gjaku i heronjve nga Skënderbeu te Adem Jashari, nga ismail Qemali te Ibrahim Rrugova.

Ky vullnet i patjetërsueshëm kërkon një bashkëpunim më të madh neë të gjitha rastet. Kemi të drejtë të krenohemi që kemi vendosur një bashkëpunim ligjor por suksesin duhet ta masim me rezultate konrete.

Të krenohemi me pavarsinë por të jemi vigjilent ndaj rreziqeve që ekzistojnë” tha Meta.