Aksionet kundër armëmbajtjes pa leje, Balla: Karshillëk i hapur ndaj ligjit! I kam kërkuar drejtuesve vendorë rezultate konkrete

40
Sigal

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se fenomeni i armëmbajtjes pa leje është vepër penale dhe mosbindje ndaj ligjit.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla ka nënvizuar se Policia e Shtetit do të ketë vëmendje të shtuar ndaj kësaj vepre penale, duke intensifikuar kontrollet.

Sakaq, ai ka theksuar se ka kërkuar nga drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit plane operacionale dhe rezultate konkrete të përditshme ndaj këtij fenomeni.

Fenomeni i armëmbajtjes pa leje është një karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë. Policia e Shtetit do ta ngrejë në një nivel tjetër kontrollin për këtë vepër penale. I kam kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit plane operacionale dhe rezultate konkrete të përditshme ndaj këtij fenomeni”, shkruan Balla.