Presidenti Meta: I lumtur të kisha në delegacion gjatë vizitës zyrtare në Principatën e Monakos, Princ Leka II dhe Princeshë Elia

441
Sigal

Presidenti Ilir Meta në një status ne rrjetin social Facebook eshte shprehur se eshte ndjere shume i lumtur qw gjate vizites zyrtare në Principatën e Monakos e ka shoqeruar edhe Princ Leka II dhe Princeshë Elia.

Postimi i plote…

I lumtur të kisha në delegacion gjatë vizitës zyrtare në Principatën e Monakos edhe dy personalitete të shquara dhe shumë të dashura, Princ Leka II dhe Princeshë Elia.
Lidhjet tradicionale miqësore midis dy familjeve mbretërore mbeten një urë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona!