Plagosja në Pustec, vëllezërit po pinin alkool, u përleshën pasi …

201
Sigal

Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur në një lokal në Pustec, Korçë.

Medat, raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasi të dy vëllezërit kishin konsumuar alkool në një lokal të fshatit. Ata nuk kanë qenë bashkë, por në tavolina të ndara.

Vëllezërit kanë qenë duke pirë alkol në një lokal në tavolina të ndara nga njëri tjetri. Aty kanë debatuar, deri sa njëri nga vëllezërit ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar të vellain duke e lënë të plagosur rendë.

Gjithashtu mediat bëjnë me dije se i plagosuri momentalisht ndodhet në gjendje të stabilizuar, por po mbahet në kontroll në reanimacion. Sipas informacioneve ai është goditur në kraharor dhe në shpatull dhe ka pësuar hemorragji të brendshme.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa vëllai i tij është arrestuar nga policia dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Korçës.