Prapaskenat e kampit në Manzë

93
Sigal

Gati largimet e muxhahedinëve, prishën marrëveshjen me Shqipërinë, 50% të skeduar. DASH: Kemi shqetësime serioze për MEK, nuk është më lëvizje demokratike! Ambasadorja Kim: Largimi i tyre një e drejtë që i përket qeverisë shqiptare

Bashkëpunojnë për sulme kibernetike me agjenci sekrete. Kampi në Manzë të Durrësit brenda pak kohësh parashikohet se do të shkoëj drejt mbylljes.

 Lidhje të shumta e të dyfishta me agjencitë sekrete të terrorizmit kibernetik madje edhe me ato ruse; këtë përfaqësonin në të vërtetë një pjesë e madhe e muxhahedinëve, që strehoheshin në kampin “Ashraf 3 “ në Manzë, Durrës. Më shumë se njëmijë prej tyre besohet se janë pjesë e celulave me lidhje të dyfishta, të cilat ndërmarrin kryesisht sulme kibernetike drejt vendeve të ndryshme. Ngjarjet e ndodhura në Shqipëri po tregojnë një përplasje të madhe midis “atyre që i ndihmuan” në këtë rast SHBA dhe Shqipërisë dhe vetë muxhahedinëvë, të cilët kryenin veprimtari të fshehtë brenda kampit ku ata qëndronin në parametra të lartë sigurie në Shqipëri. Pas pengimit të autoriteteve shqiptare në kontrollin e kampit pritet të ketë një reagim të fortë që do të çojë në deportimin apo largimin e së paku 1.000 prej tyre nga Shqipëria. Kjo nuk do të jetë vala e parë e largimeve, pasi në një fazë tjetër do të kryhen largimet e tjera. Po ashtu kampi i quajtur “Ashraf 3”, i cili ndodhet në Manzë të Durrësit brenda pak kohësh parashikohet se do të shkojë drejt mbylljes. Me largimet e para nga ky kamp, pritet që pjesa tjetër e muxhahedinëve të mbetur të spostohen në një vendqëndrim tjetër. Diskursi i diplomacisë dhe i qëndrimeve politike mbi MEK duket se ka pësuar ndryshime të dukshme. Mes deklaratave të para dhe qëndrimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit fillimisht, Ambasadores amerikane në Shqipëri duket se ka një qëndrim krejt ndryshe nga sa më parë lidhur me MEK. Përtej fasadës, SHBA dhe Shqipëria kanë një koordinim më së miri mes tyre, që tregon hapur se s’mund të mbajnë përgjegjësi mbi atë se çfarë bëjnë grupimi i muxhahedinëve dhe kostot t’i marrin SHBA apo Shqipëria. Të lodhur nga kusuret që po marrin prej muxhahedinëve edhe pse i ndihmuan më shumë seç mundeshin duket se tani kursi politik ka ndryshuar tërësisht.

Shqipëria nis hetimet për krime kibernetike nga ana e MEK në Shqipëri

Së fundmi në Shqipëri Prokuroria Speciale e Antikorrupsionit po heton një sërë veprash penale në fushën e krimeve kibernetike që dyshohet se janë kryer nga organizata e MEK e strehuar në Shqipëri. SPAK po heton 6 vepra penale që muxhahedinët dyshohet se kanë kryer gjatë qëndrimit në kampin Ashraf 3 në Manzë. Procedimi 130 i vitit 2023 është regjistruar me dyshimet për “provokim i luftës” “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe “keqpërdorim i pajisjeve” që parashikohen në nenin 293 e në vazhdim të kodit penal shqiptar. Të gjitha këto vepra sipas SPAK janë kryer në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal”, por me interes për hetimin pritet ekspertiza teknike e rreth 150 pajisjeve të sekuestruara, mes tyre kompjuterë, servera dhe USB.

Ambasadorja Kim: Largimi i muxhahedinëve vendim që i përket qeverisë shqiptare

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, reagoi për herë të parë në lidhje me aksionin e Policisë së Shtetit në kampin e MEK. Në një konferencë shtypi, Kim tha: “Ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka disa kushte të caktuara, që zbatohen për çdo mysafir në vendin tuaj dhe mysafirët duhet t’i respektojnë ato”. Kur u pyet nëse Shqipëria duhet t’i largojë muxhahedinët, Yuri Kim nënvizoi: “Është një vendim që i përket qeverisë shqiptare”.