Raporti “Global Initiative”: Si shfrytëzohet porti i Durrësit nga trafikantët e drogës. Shqipëria mbetet burim kryesor i drogës drejt BE-së. Edhe pse Pirro Vengu hapi thesin prej 30 mln. euro për koncesionin 5-vjeçar, për menaxhimin e terminalit të kontejnerëve dhe harxhoi 12% të buxhetit për të përmirësuar skanerat e sigurisë, figurat me ndikim me lidhje të ngushta me biznesin dhe elitat politike kamufluan drogë me kuti me fruta tropikale, kafe ose pjesë makinerish. Aksionet e mëdha të drogës shpesh pasohen nga arrestimet e peshqve të vegjël, ja skandali
Raporti ‘Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar’: Si shfrytëzohet porti i Durrësit nga trafikantët e drogës.
8 ton kokainë u kapën në katër vitet e fundit në portet e Evropës Juglindore, duke theksuar se droga sintetike dhe cigare të falsifikuara kapen rregullisht në portet e rajonit. Sipas raportit, ka ende mangësi në siguri për shkak të skanerëve të pamjaftueshëm dhe stimujve për korrupsion
Një raport i publikuar nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, ka theksuar dobësitë e sigurisë portuale në Ballkan. Në këtë raport nënvizohen një sërë konfiskimesh të mëdha të kokainës, heroinës dhe cigareve që nga viti 2018, ndërsa autorët thonë se ‘rruga tradicionale ballkanike’ për trafikimin nëpër tokë po plotësohet nga rrugët detare në portet në Adriatik, Egje dhe Detin e Zi. Ndër këto porte përmendet dhe ai i Durrësit ku disa herë janë kapur ngarkesa me kokainë në banane.Portet e Evropës Juglindore kanë “kushte ideale” për të operuar trafikantët e drogës dhe duhanitë,-shkruhet në një raport të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. 8 ton kokainë u kapën në katër vitet e fundit në portet e Evropës Juglindore, duke theksuar se droga sintetike dhe cigare të falsifikuara kapen rregullisht në portet e rajonit. Sipas raportit, ka ende mangësi në siguri për shkak të skanerëve të pamjaftueshëm dhe stimujve për korrupsion, edhe pse disa vende kanë bërë hapa të mëdhenj për të përmirësuar sigurinë e portit në përputhje me Kodin Ndërkombëtar të Sigurisë së Anijeve dhe Porteve. GIA paralajmëron se portet janë të rëndësishme si pika kyçe hyrëse dhe dalëse për tregtinë e paligjshme në shkallë të gjerë, si dhe si një mjet për pastrimin e parave përmes investimeve dhe infiltrimit të kontratave private ose publike.
Autoriteti investoi 12% të buxhetit të tij 2020–2021 për të përmirësuar parametrat e sigurisë dhe pajtueshmërinë me Kodin ISPS. Aksionet e mëdha të drogës shpesh pasohen nga arrestimet e peshqve të vegjë
“Aty ku portet e drejtuara nga shteti përdoren nga figura me ndikim në sektorin e sigurisë me lidhje të ngushta me biznesin dhe elitat politike për të kontrabanduar mallra (të tilla si drogë apo cigare), ekziston rreziku i ‘porteve të kapura’. Për më tepër, portet e vogla janë më domethënëse nëse janë afër vendeve pa dalje në det. Është e mundur të identifikohen disa grupe të stilit mafioz që veprojnë në ose afër porteve të kontejnerëve. Shembujt që trajtojmë në këtë raport përfshijnë anëtarët e klanit Lul Berisha në portin e Durrësit dhe figura të tjera të shquara të mjedisit kriminal vendas, të cilët akuzohen për kontrollin e trafikut të kokainës”,-thuhet në raport. Sipas raportit, kontrabandistët po përdorin të ashtuquajturën teknikë “fsheh dhe kërko” duke kamufluar drogë dhe cigare të falsifikuara në eksportet e përditshme, si kuti me fruta tropikale, kafe ose pjesë makinerish. Kontrabandistët po përdorin gjithashtu metodën rip-on/rip-off për të thyer kontejnerët e mbyllur që transportonin mallra legjitime, për t’i mbushur ato me pako mallrash të paligjshme dhe më pas përdorin vula të rreme doganore për të maskuar faktin se vula origjinale ishte thyer.”Aksionet e mëdha të drogës shpesh pasohen nga arrestimet e peshqve të vegjël, megjithatë ka pak ndjekje penale të krerëve ose përpjekje për të ndjekur rrugët e dërgesave ose për të kryer dërgesa të kontrolluara për të kapur peshqit e mëdhenj,”- thuhet në raport.“Për trafikun e kokainës, mendohet se ka rreth 20 celula kriminale të etnive të ndryshme nga rajoni, që mund të mobilizohen në varësi të rrugës dhe portit të përdorur,”- shtohet aty.
Aty ku portet e drejtuara nga shteti përdoren nga figura me ndikim në sektorin e sigurisë me lidhje të ngushta me biznesin dhe elitat politike për të kontrabanduar mallra (të tilla si drogë apo cigare
Porta kyçe për Shqipërinë dhe Kosovën
Porti trajton afërsisht 90% të tregtisë ndërkombëtare detare të Shqipërisë dhe 85% të tregtisë së import-eksportit të vendit. Vlen të theksohet se në vitin 2018, 26% e të gjitha eksporteve shqiptare ishin të destinuara për në Kosovë, pjesa më e madhe e të cilave tranzitohej nga Durrësi.
Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës ranë dakord që të lejojnë doganat e Kosovës të hapin një zyrë në port për të inspektuar dërgesat me destinacion Kosovën, në mënyrë që pasi ato të zhdoganohen në port të mos kenë nevojë të rikontrollohen në kufi. Në maj të vitit 2021, si rezultat i një operacioni të përbashkët – edhe me autoritetet italiane – policia kosovare kapi një kamion që transportonte zyrtarisht mish të importuar nga Brazili dhe gjeti 400 kilogramë kokainë, një sasi rekord për Kosovën. Megjithëse porti është në pronësi publike, në korrik 2021, Mariner Adriatic, një kompani në pronësi të grupit maltez Hili Company, iu dha një koncesion pesë-vjeçar me një vlerë prej 30 milionë euro për menaxhimin e terminalit të kontejnerëve.
Siguri e fortë me hallka të dobëta
Qeveria shqiptare caktoi Autoritetin Portual si aktor zbatues për kërkesat, që rrjedhin nga respektimi i Kodit ISPS, i cili përfshin një përcaktim që Autoriteti të krijojë dhe përditësojë periodikisht një plan sigurie të objektit portual. Versioni më i fundit i planit është përditësuar dhe miratuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në prill 2015. Porti aktualisht ka dy shtresa rrethimi: e para rrethon të gjithë perimetrin e portit, ndërsa e dyta kufizon zonat e brendshme të tij. Autoriteti investoi 12% të buxhetit të tij 2020–2021 për të përmirësuar parametrat e sigurisë dhe pajtueshmërinë me Kodin ISPS përmes instalimit të sistemeve ÇTV, kontrollit të aksesit, portave dhe gardheve shtesë. Edhe pse Njësia e Përbashkët e Kontrollit të Kontejnerëve është e vogël, 205 porti ka pajisje dhe procedura operative më të fundit. Megjithatë, duket se ka disa hallka të dobëta. Së pari, një rrugë prej 1 kilometër ndan terminalin e kontejnerëve nga makineritë e skanimit dhe, megjithëse është brenda perimetrit të portit, niveli i sigurisë së ofruar është dukshëm më i ulët se në zonat e tjera portuale. Kjo mund t’u japë aktorëve kriminalë që operojnë në port hapësirën dhe kohën për të manipuluar kontejnerët përpara se të kontrollohen. Autoritetet e dinë mirë këtë rrezik dhe pranojnë se zhvendosja e ardhshme e terminalit të kontejnerëve mund t’i bëjë të pavlefshme disa investime në pajisjet e reja të skanimit. I ashtuquajturi rasti i Rromanatit ngriti shqetësime për efikasitetin e pajisjeve të skanimit të portit ose mundësinë që ato të mund të ngatërroheshin. Në dhjetor 2021 u zbuluan 119 kilogramë kokainë.