Manastirliu: Nga 6 qershori plazh për të gjithë, ndalohen dasmat, pishinat, klubet e natës

587
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një komunikim live deklaroi se nga 6 qershori plazhet do jenë të hapura për të gjithë.

Por ajo ka listuar edhe disa aktivitete që nuk do lejohen. Ministrja shprehet se dasmat, funeralet, klubet e natës, teatro, kinema, tubime, konferenca nuk do lejohen deri në një vendim të dytë.

Mbyllur do vijojë të jetë dhe transporti publik për të cilin po hartohet një plan që është në proces e sipër.